SEKTORI HIDROENERGJITIK
Energjia elektrike renditet burimi i dytë energjetik më i rëndësishëm në vend pas naftës dhe nën-produkteve të saj, me rreth 33% të energjisë së prodhuar në vend dhe 24% të energjisë së vlefshme për konsum. Sistemi elektroenergjetik në vend mbështetet tërësisht në prodhimin hidroenergjetik. Shqipëria është e pasur me burime hidrike të konsiderueshme që ka një rol të rëndësishëm zhvillimor për vendin. Territori hidrografik në Shqipëri përllogaritet të jetë 44,000 m2, rreth 57% më shumë se sipërfaqja gjeografike e vendit. Në vend numërohen tetë lumenj kryesorë: Drini, Buna, Vjosa, Semani, Mati, Shkumbini, Ishmi dhe Erzeni. Formimi i kaskadave përgjatë rrjedhës paraqet potencial të lartë hidroenergjetik në lumenjtë kryesorë. Sipas Strategjisë Kombëtare të Energjisë, vendi ynë vlerësohet të ketë një kapacitet prodhues hidro-energjetik prej 16-18 TWh që mund të përftohet nga vënia në punë e HEC-ve me kapacitet 4,500 MW87. Tre hidrocentralet më të mëdha në vend: Fierza, Komani dhe Vau i Dejës u ndërtuan në formë e kaskadës mbi lumin Drin nga viti 1971 deri në vitin 1985 me një kapacitet të instaluar prej 1,350 MW. Këto hidrocentrale kanë qënë tri shtyllat kryesore të prodhimit hidro-energjetik në vend me prodhim mesatar vjetor prej 4,300 GWh që mbulonte rreth 90% të prodhimit të energjisë elektrike në vend në 15 vitet e fundit.
PRODHIMI HIDROENERGJITIK DHE KAPACITETI I INSTALUAR
Ky raport paraqet prodhimin e energjisë elektrike (GWh) dhe kapacitetin prodhues (fuqinë e instaluar në MW) ndër vite.
HYDROPOWER GENERATION
Viti | Prodhimi i Energjisë Elektrike (GWh) | Kapaciteti i Gjeneruar (MW) |
---|
VLERA E KRIJUAR NE SEKTORIN E ENERGJISE ELEKTRIKE
Ky raport paraqet një përmbledhje të vlerës së krijuar nga aktiviteti i gjenerimit, furnizimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike ndër vite.
Viti | Vlera (USD) |
---|
KONTRIBUTI NE PBB
Ky raport paraqet kontributin e sektorit të energjisë elektrike në PBB-në e vendit përgjatë viteve.
Viti | Përqindja (%) |
---|
HUMBJA HIDROENERGJITIKE
Ky raport paraqet një përmbledhje të humbjes së energjisë elektrike ndër vite.
Viti | Humbja energjisë (%) |
---|